Situata e Koronavirusit nuk po gjen qetësi në futbollin italian. Këtë herë infeksioni ka shpërthyer në Serinë C. Në skuadrën e Karpit kanë rezultuar pozitiv 37 persona, vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Një bilanc negativ ky që ka dërguar të gjithë skuadrën në  izolim  në kuptimin e plotë të fjalës.

 

Klubi, i cili disa vite më parë ishte pjesë e Serie A zhvilloi testet e koronavirusit mbrëmjen e të enjtes dhe përgjigjet që morën ishin tronditëse.

 

Përveç kësaj në secilin rast dolën  dhe persona të tjera të infektuar, një tjetër fakt i rëndë që tregon se protokollet dhe masat e sigurisë nuk janë zbatuar me seriozitetin përkatës.

 

Megjithatë  nga ajo çfarë raportohet në mediat italiane, klubi vijon me dezinfektimin e ambienteve dhe vendosjen në izolim të nëpunësve të ekipit sipas protokollit, deri në tamponin e radhës i cili mendohet të jetë më 26 dhjetor.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *