Demi prej 1 milionë dollarë qe i është shkaktuar shtetit ka bere qe KLSH te dërgoje për ndjekje penale kryetaren e bashkisë Sarandë, Floriana Koka, ish-drejtorin e shërbimeve publike dhe 3 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Në një deklaratë, KLSH bëri me dije se zyrtarët kanë kryer shkelje me tenderat, buxhetin, apo edhe me likuidimin e pagesave për punë të pakryera. Koka pagoi firmën vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Sipas KLSH, kreu i bashkisë se Sarandës është përgjegjëse për pagesa dhe investime të pakryera, investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit, “Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit deri në rezervuarin e qytetit” dhe “përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga hotel Butrinti deri tek kanali i Çukës.