Turizmi mbetet një nga sektorët më të dëmtuar si rrjedhoje e situatës së krijuar nga pandemia. Për ministrin e turizmit, Blendi Klosi e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza mbetet ajo e krijimit të paketave dhe destinacioneve të posaçme turistike me qëllim thithjen e sa më shumë klientëve gjatë kësaj periudhe.

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT

“Nxis hotelieret qe se bashku me operatoret turistik ne ate cfare bashkia ka mundesi te realizoje te pergatisim shume shpejt oferta te perbashketa te cilat duhet ti promovojme se bashku. Ne duhet te kuptojme qe ne kushtet ku jemi nuk duhet ta ulim tempin dhe nuk duhet ta ulim ndjesine qe do bejme turizem. Kemi dale ne kete bisede kudo ne Shqiperi per te garantuar qe ju si hoteier te keni gjithe vemendjen e shtetit per te pasur nje sezon brenda rregullave dhe problematikave qe ka.”

Nga pogradeci, ministri Klosi garantoi politika mbështetëse për të gjitha strukturat hoteliere me qëllim mbarrëvajtjen se një sezoni të mirë turistik.

“Ne kuader te politikave qe popergatisim ne reformimin e buxhetit per vitin 2020 dhe per te pare se cfare do te ndodhe post krizes se pandemise padyshim promovimi i destinacioneve ne Shqiperi dhe i logos ne Shqiperi do te jete pjese e punes se Ministrise se Turizmit. Por kete nuk e bejme dot nese dhe hotelieret nuk e kuptojne qe ka ardhur koha te kemi nje komunitet i cili punon dhe mbron veten ashtu sic duhet . Ne Shqiperi sot ne baze te kalkulimeve qe ne kemi ka mbi 500-600 milione euro investime te drejtperdrejta ne hotelerin nga investitoret, por a mjafton kjo ?”

Deklaratat ministri i turizmit i bëri gjatë çeljes së sezonit turistik në qytetin liqenor, ndërsa u njoh nga afër dhe me disa investime të bëra së fundmi në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *