Punonjësit e policisë në Janinë kanë arrestuar një burrë gjatë tentativës për t’u arratisur në Shqipëri. Bëhet fjalë për një të huaj të arratisur që mbeti i lirë pavarësisht dënimit për mashtrim.

Më konkretisht, arrestimi ka ardhur gjatë kontrollit që i kanë bërë të dhënave të tij. Më pas u konstatua se Gjykata e Kundërvajtjeve i kishte shqiptuar dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, ndaj Prokuroria e Kundërvajtjes së Janinës urdhëroi burgosjen e tij.

I arratisuri është dërguar në prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *