E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Egnatia përsërit historinë, fiton për të dytin vit Kupën e Shqipërisë, një dedikim edhe për Duamenën

Egnatia ka ripërsëritur historinë duke u shpallur për të dytin vit radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit kanë mundur në finale 1-0 Kukësin. Ka qenë një ish i cili i ka dhënë fitoren Engatias në finalen përballë Kukësit. Ishte Ndreca i cili në minutën e 38-të të takimit shënoi golin e vetëm i cili rezultoi deçiziv në këtë finale.

Reklamë

Kuksianët që tashmë kanë rënë nga kategoria e shihnin kupën si shpresën e fundit për të zvogëluar sadopak zhgënjimin.

Nga ana tjetër Egnatia tregoi edhe njëherë se nuk është rastësisht në vendin e parë në Superiore dhe për të dytin sezon radhazi skuadra më e mirë në  Shqipëri.

Ndërkohë nuk munguan as surprizat në shkallët e stadiumit ku tifozët e Rrogozhinës shpalosën pankartën në kujtim të kapitenit të tyre Rafael Duamena i cili humbi jetën në fushën e lojës, kur Egnatia luante përballë Partizanit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë