Subscribe

Ky është moment kur personi i veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe dorashka të bardha, afrohet dhe vendos lëndën plasëse në portën e shtëpisë së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj në orët e para të së dielës.

Autori afrohet me qetësi, lë lëndën plasëse në derë, e ndez  dhe largohet me vrap nga e njëjta rrugë që erdhi. Pak sekonda më vonë sasia e tritolit shpërthen.

Lexo edhe :

Related Posts

Autori është ende në arrati, ndërkohë sipas procedurave gjyqtari tashmë është marrë në ruajtje nga Garda.

Ngjarja e rëndë solli një sërë reagimesh nga institucionet e drejtësisë, dhe së fundmi unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë shprehu shqetësimin për sigurinë e magjistratëve. Duke shprehur mbështetjen për gjyqtarin dhe familjen e tij Unioni i theksoi se ky sulm i pabesë e burracak, ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cenimin e rendit e të sigurisë publike.

Deri më tani pista kryesore e hetimeve lidhet me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera. Sterkaj deklaroi se nuk ka pasur ndonjë çështje të rëndësishme në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *