Subscribe

Të gjithë pushuesit që do të zgjedhin Darëzezen për të kaluar pushimet jo në plazhet private kanë tashmë një hapësirë pa pagesë.

 

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit vijoi me aksionin për lirimin e hapësirave për qytetarët.

 

 “E para sigurimin e hapësirave publike për qytetarët e zakonshëm të cilët duan të frekuentojnë këtë plazh, sigurinë e jetës dhe këtu bashkia e Fierit ka bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar vetë të gjithë sistemin e ruajtjes së plazhit dhe kabinave për këtë sezon. Po ashtu kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas. Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin , situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit. Kjo do të thotë më shumë cilësi shërbimi për qytetarët që frekuentojnë këtë plazh”.

 

Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi theksoi se është gati një masterplan për zhvillimin e strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut

 

 “E gjithë sipërfaqja është e populluar me operatorë turistikë dhe kjo tregon jo vetëm që ata duan të bëjnë biznes, por që edhe shumë qytetarë vijnë dhe e shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe të qarkut. është një plazh i ri që po popullohet gjithmonë e më shumë por që natyrisht edhe në kuadër të politikave që bën Ministria e Turizmit është një plazh që ofron potenciale të pamasa përsa i përket turizmit në hoteleri dhe në struktura akomoduese dhe është në planet e ministrisë që ofrimi i kësaj zone edhe në një masterplan të zhvillimit të strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut duke shfrytëzuar një pasuri të madhe që ka bregdeti shqiptar që është plazhi i rërës kaq cilësor dhe i pastër”.

 

Ministri u shpreh se hapja e by passit të Fierit ka lehtësuar lëvizjen e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *