Pas SHBA-se edhe presidenti Francez Emmanul Macron ka kritikuar Kinën për fshehje të numrit të viktimave dhe të të prekuve nga Covid 19.

Macron ka deklaruar për “Financial Times” se është naive të besosh që Kina e ka trajtuar mirë krizën nga coronavirusi.

“Duke pasur parasysh atë që Kina është sot, të cilën unë e respektoj, le të mos bëhemi aq naiv sa të themi se ky vend ka qënë shumë mirë në trajtimin e krizës së Koronavirusit. Ne nuk e dime dhe nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur atje.”

Ndërsa Britania e Madhe ka vënë në dyshim nëse mund të ketë të njëjtën marrëdhënie biznesi me Kinën si para pandemisë.

Por menjëhrë pas kritikave Vuhani, epiqendra e Shpërthimit të Virusit raportoi sot 1290 të vdekur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze ndërkohë i ka mohuar pretendimet për fshehje të të dhënave dhe tha se shifrat e reja janë publikuar pas rishikimit dhe verifikimit të të dhënave të regjistruara në spitalet dhe puna në terren.

Ai ka thënë për mediat vendase se “Në fazën e hershme të epidemisë, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme, një numër i vogël i institucioneve mjekësore nuk arritën të lidheshin me sistemin e informacionit në kohën e duhur për shkak të mbingarkesës së stafit mjekësor”

Zëdhënësi shtoi se në fund të Marsit është krijuar një ekip ekspertësh që identifikuan kartelat e viktimave të ndara nga rastet që nuk kanë ndërruar jetë nga pneumonia koronare dhe se vdekjet jashtë spitalit nuk janë raportuar si të shkaktuara nga Covid 19.

Aktualisht sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, me rishikimet e marra në konsideratë, Kina ka zyrtarisht mbi 83,700 të infektuar dhe mbi 4,600 të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *