Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo. 

Kim tha se u dakordësua që procesi i Vettingut të përshpejtohet me qëllim që reforma në drejtësi të ketë sukses. 

Mes të tjerash, ajo i shprehu falenderimet për guximin dhe këmbënguljen e KPK-së për procesin e Vettingut.

“Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por më të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për t’i shprehur falënderimet për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ramë dakord që procesi i Vettingut të shpejtohet. Shqipëria dhe BE-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses”, shkruan Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *