Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Khamenei: Presidenti Trump, thikë pas shpine për iranianët

18 Janar 08:11

Udhëheqësi suprem i Iranit foli me tone të ashpra kundër Presidentit amerikan Donald Trump, të cilin e quajti një “palaço” që vetëm shtiret sikur po ndihmon popullin iranin por që në fakt po i godet ata pas shpine me “thikë të helmuar”. Këto komente Ayatollah Ali Khamenei i bëri në lutjet e së premtes në Teheran. Është hera e parë pas tetë vjetësh që ai flet në lutjet e së premtes.

Ai tha se numri i njerëzve në varrimin e gjeneralit kryesor të Iranit, i cili u vra në fillim të maujit në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara, është tregues i mbështetjes së popullit iranian për Republikën Islamike, përkundër zhvillimeve të fundit. Ai tha se vrasja në mënyrë “frikacake” e Kasem Soleimanit shënon fundin e njërit prej komandantëve më të mirë në luftën kundër “Shtetit Islamik”.

Si kundërpërgjigje, Irani sulmoi me raketa balistike trupat amerikane në Irak, incindent që kaloi pa viktima. Zoti Khamenei tha se sulmi goditi “imazhin e Amerikës” si një superfuqi. Në kuadër të fjalimit të tij në gjuhën arabe gjatë lutjeve të së premtes, ai tha se ”ndëshkimi i vërtetë” është të detyrohen ShBA të tërhiqen nga Lindja e Mesme.

Ndërsa pritej kundërpërgjigjja e Shteteve të Bashkuara, që në fakt nuk ndodhi, Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi aksidentalisht një aeroplan ukranias pak pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit, duke vrarë të 176 udhëtarët, shumica iranianë.

Autoritetet fshehën rolin e tyre në këtë tragjedi për tri ditë, duke ia hedhur fajin problemeve teknike për rrëzimin e avionit. Pranimi i përgjegjësisë shkaktoi protesta në rrugë për disa ditë, të cilat u penguan nga forcat e sigurisë me municion dhe gaz lotsjellës.

Zoti Khamenei e quajti rrëzimin e aeroplanit një “aksident të hidhur” që pikëlloi dhe gjunjëzoi iranianët, ndërsa gëzoi armiqtë. Ai tha se armiqtë e Iranit përfituan nga rasti duke vënë në pikëpyetje Republikën Islamike, Gardën Revolucionare dhe forcat e armatosura.

Ai sulmoi vendet perëndimore, duke thënë se ato janë tepër të dobëta për të “gjunjëzuar Iranin”. Ai i cilësoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë si qeveri të “neveritshme” dhe “shërbëtore” të Shteteve të Bashkuara, pasi ato krijuan një mekanizën për ta rikthyer Iranin te marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Ai tha se Irani është i gatshëm të negociojë, por jo me Shtetet e Bashkuara. Khamenei është udhëheqës i vendit që nga viti 1989 dhe thotë fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm.

Udhëheqësi 80 vjeçar vajtoi në funeralin e gjeneralit Soleimani dhe paralajmëroi “hakmarrje të ashpër” kundër Shteteve të Bashkuara.

Mijëra njerëz që morën pjesë në lutjet e së premtes, e ndërprenë shpesh fjalimin e tij me thirrjet “Zoti është i madh!” dhe “vdekje Amerikës!”.

Tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan që kur Presidenti Donald Trump tërhoqi ShBA-në nga marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore. Marrëveshja vendosi kufizimenë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Që atëherë, ShBA vendosi sanksione të rënda mbi Iranin, duke përfshirë edhe industrinë e naftës dhe gazit, duke e çuar vendin drejt një krize ekonomike që ka ndezur protesta të paplanifikuara dhe pa udhëheqës.

Zoti Trump ka inkurajuar hapur protestuesit, madje edhe duke postuar në Twitter në persisht, me shpresën se protestat dhe sanksionet do të sjellin ndryshime rrënjësore në Iran.

Pas vrasjes së Soleimanit, Irani njoftoi se nuk do të respektojë më kufizimet e vendosura nga marrëveshja bërthamore. Shtetet evropiane që u munduan të shpëtojnë marrëveshjen, u përgjigjën duke krijuar një mekanizëm që mund të sjellë më shumë sanksione.

Khamenei e ka parë gjithmonë me dyshim marrëveshjen bërthamore, duke thënë se Amerikës nuk mund t’i zihet besë. Megjithatë ai i lejoi Presidentit Hassan Rouhani që të arrinte marrëveshjen e vitit 2015 me Presidentin Barack Obama.

Që nga tërheqja që urdhëroi zoti Trump, Khamenei ka thënë vazhdimisht se nuk mund të negociohet me Shtetet e Bashkuara.

Hera e fundit që Khamenei drejtoi lutjet e së premtes ishte në shkurt të 2012-s, kur e quajti Izraelin “tumor kanceroz” dhe bëri thirrje që të mbështetet kushdo që e kundërshton atë.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se nëse ShBA sulmojnë Iranin për programin e tij bërthamor, ShBA do ta paguajnë “dhjetëfish”./VOA

Posted Under:
Bota Politike
Tagged:
Iranian Khamenei trump

Nga e njëjta kategori

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

më shumë...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla ndan videon, ironizon protestuesit

më shumë...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe mijëra të evakuuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.