Ishj deputeti demokrat Agron Shehaj nëpërmjet një postimi në facebook shkruan se Sinan Idrizi, miku i Edi Ramës rrezikon të dënohet me 10 vjet burg në Turqi për mashtrim me miliona euro.

Sipas Shehajt, biznesmeni turk i cili bëri kallëzim për Idrizin ka përfshirë në skemën e mashtrimit edhe kryeministrin Rama.

Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

Për këtë arsye thotë përfaqësuesii PD, prokuroria shqiptare duhet të hetojë edhe kryeministrin Rama, që duhet të përgjigjet nëse po riciklon apo jo parate e korrupsionit qeveritar përmes Air Albania.

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *