Subscribe

Autoritetet shëndetësore në Kosovë e konsiderojnë të rënduar situatën e shkaktuar nga koronavirusi ndërsa vendi po përballet edhe me pakësim të kapaciteteve spitalore. Për këtë arsye, qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë edhe hapësirat e spitalit ushtarak.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaci gjatë një vizite në qëndrën spitalore universitare garantoi mbështetje ndaj të gjitha institucioneve përgjegjëse, për tejkalimin e krizës shëndetësore.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, 5 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen. Në rreth 1500 testime të kryera, 102 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Prej ditësh tashmë, autoritetet përballen me qindra raste të mosmbajtjes së maskës e cila është e detyruar në ambiente të mbyllura.

Edhe në vendet e tjera të rajonit ka patur shtim të rasteve të reja me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *