Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është zgjeruar harta...

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të moshuar pranë...

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën...

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve,...

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e ndjen deri...

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë është në...

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian: Shqipëria ka...

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët, policia procedon...

Ministri Hoxha në Ditën e Europës: Shqipëria mbetet e...

Presidenti Begaj për Ditën e Evropës: Shqipëria sot më...

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike për shërbime më cilësore dhe standarde ndërkombëtare

6 Maj 13:00

U nënshkrua sot Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Kjo marrëveshje synon përafrimin e plotë të proceseve të vlerësimit me standardet ndërkombëtare, përmes ekspertizës së Universitetit të Cambridge dhe në përputhje me ritmet që kërkon epoka digjitale në arsim.

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të përmirësimit dhe modernizimit të shërbimeve arsimore në Shqipëri, për forcimin e cilësisë, rritjen e transparencës dhe besueshmërisë së sistemeve të vlerësimit dhe certifikimit, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Ky bashkëpunim do të mundësojë që Qendra e Shërbimeve Arsimore t’u shërbejë në mënyrë më efikase nxënësve, mësuesve, akademikëve, profesionistëve dhe institucioneve në të gjithë vendin.

I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe Kryeministri Rama, i cili e vlerësoi marrëveshjen si një hap thelbësor në thellimin e transformimit digjital të arsimit dhe në garantimin e meritokracisë në sistem.

Kryeministri Edi Rama: Duke parë prezantimin e mikut të ardhur më në fund nga Cambridge pas shtatë vjetësh përpjekjeje dhe – siç tha edhe Michael, – pesë ministrash të ndryshuar, nuk munda të mos kthehem mbrapa në momentin kur ne hodhëm hapin e parë të digjitalizimit në sistemin e arsimit të lartë, me provimet e hyrjes në universitete, duke vendosur një sistem rankimi të bazuar në rezultate dhe duke bërë, praktikisht të pamundur, vazhdimin e rrugës së kaosit, ku kush kishte një mbështetje, një lidhje apo një mundësi për të paguar, kapërcente dhe zinte vendin e dikujt tjetër që nuk kishte mbështetje, nuk kishte lidhje, nuk kishte mundësi për të paguar.

Dhe në atë kohë pati një reagim shumë të madh kundër një procesi të tillë, por fatmirësisht, vetë procesi i rrëzoi të gjitha pretendimet dhe të gjitha akuzat që u ngritën, sepse për herë të parë nuk pati ankesa.

Për herë të parë ankesat e panumërta që shoqëronin proceset e hyrjes në universitet, avulluan si rezultat i faktit të thjeshtë se procesi ishte i tëri i bazuar në fakte dhe i tëri i përpunuar nga teknologjia dhe jo nga njerëzit.

Sot, ne më në fund e hedhim këtë hap tjetër kaq të rëndësishëm për t’i dhënë përsëri teknologjisë një hapësirë të konsiderueshme, në trajtimin e shërbimeve në funksion të arsimit parauniversitar dhe të arsimit të lartë.

Po të kemi parasysh se në fushën e arsimit të lartë, njerëzit merren me matrikullime, me regjistrime të formës së diplomës, me njehsime të arsimit të mesëm dhe legalizime, për të cilat në total ofrohen 52.000 shërbime në vit; po të kemi parasysh se në kuadër të provimeve të shtetit dhe të liçensimit janë 18.000 shërbime në vit; po të kemi parasysh se për provimet e maturës shtetërore, olimpiadat, provimet e arsimit bazë, testimin ‘’Pisa’’ janë ofruar 88.000 shërbime në vit dhe në total këto të gjitha bashkë shkojnë diku te 150.000 – 160.000 shërbime, atëherë merret lehtë me mend se sa i jashtëzakonshëm është hapi që hedhim sot, jo thjesht duke vënë teknologjinë në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, por duke vënë në dispozicion të të gjithë atyre që marrin dhe do të marrin shërbime arsimore, një standard ekselence si ai i Universitetit të Cambridge.

Kjo është diçka që na bën krenarë për faktin që ia arritëm kësaj dite, por është dhe diçka për të cilën unë e ndiej të nevojshme që t’i kërkoj ndjesë Fondit, t’i kërkoj ndjesë shokut Martin, zotit Martin në fakt se nuk është me ne ky, po gjithsesi kur vjen puna tek puna, jemi të dy të ‘’partisë së punës’’ dhe t’i kërkoj ndjesë sepse ka qenë një torturë e jashtëzakonshme për t’u përballur me paragjykime, për t’u përballur me mentalitetin e administratës dhe për t’u përballur deri edhe me drejtues të Qendrës të Shërbimeve Arsimore që e konsideronin mision patriotik, të mos lejonin futjen e amerikanëve në punët e brendshme të arsimit shqiptar dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore u bë si “Nëndetësja 105”, ndërkohë që gjithë ky proces u kthye si filmi “Ballë për ballë” dhe megjithëse unë mora anën e armikut, na u desh një kohë e gjatë, që më në fund ta mundësonim pushtimin amerikan të bazës heroike të shërbimeve arsimore të Republikës së Shqipërisë.

Pati “viktima” sepse ishte e pamundur të bëhej ndryshe dhe natyrisht u desh dhe siç u prezantua këtu me të drejtë, një personalitet politik si MirelaKumbaro, që ta çonte në fund këtë punë.

Sot jam shumë falënderues Fondit, jam shumë falënderues shokut Martin, jam shumë falënderues edhe kolonizatorit që ka ardhur nga Britania e Madhe për të bërë prezantimin e gjithë skemës së “absorbimit” edhe të “asimilimit” të Qendrës Shqiptare të Shërbimeve dhe shpreh kënaqësinë time për këtë kala tjetër që ra dhe ju dorëzua ekselencës, ashtu si të gjitha kalatë që kemi marrë ca nga jashtë e ca nga brenda për t’ia dorëzuar ekselencës, që gjithmonë Fondi ka sjellë dhe është përpjekur të sjellë në vazhdimësi në Republikën e Shqipërisë.

Nuk mund të rri dot pa kujtuar këtu edhe luftën për kalanë e Butrintit. Ca unë me qeverinë që e “minuam” kalanë nga brenda, ca “luftanijet e Fondit dhe avionët bombardues” dhe edhe Butrinti u mor nga amerikanët edhe sot është në një proces të jashtëzakonshëm transformimi, në funksion të ekselencës që i takon në menaxhim edhe që i takon edhe në rrjetin e madh global të monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Nuk dua të zgjatem dhe më tutje, por dua të them që me shumë kënaqësi sot do vazhdojmë ditën me disa plane të tjera “djallëzore”, “marrjesh në zotërim” nga amerikanët të vlerave, aseteve,  qendrave heroike të Shqipërisë dhe gjëja më e rëndësishme është që nga gjithë këto “operacione armiqësore” do fitojnë dhe do përfitojnë fëmijët, të rinjtë, nxënësit, studentët, prindërit, sepse edhe ky proces tanimë do të jetë një proces i drejtë, transparent, i barabartë, i pandikueshëm nga askush dhe siç u tha këtu, besoj që për të gjithë ata që logjikojnë, një metodë dhe një standard i cili ka bërë ndryshimin cilësor në arsimin e lartë të Singaporit, hyn sot në Shqipëri dhe krijon premisat për një perspektivë shumë herë më të mirë se ajo që kishte deri para se të fillonte sot dita, arsimi i lartë dhe arsimi në tërësi në Shqipëri.

Kështu që, respekt edhe shumë faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë rezultat. Rezultati më i vështirë për t’u arritur paradoksalisht në të gjitha përpjekjet tona me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, por që më në fund si gjithmonë ja dolëm./vizionplus.tv 

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
marreveshje rama

Nga e njëjta kategori

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, Apeli i GJKKO liron nga burgu ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

më shumë...

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është zgjeruar harta e turistëve

më shumë...

I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër fermere? Malbora nxjerr “zbuluar” Indrin

më shumë...

“Futesh me çifteve”/ Malbora për përplasjen me Sarën: Është shumë negative dhe fallso

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:35

I përfshirë në dosjen “Toyota Auris”, Apeli...

2:20

Rriten me 20% fluturimet charter/ Tur-operatorët: Është...

2:06

I lidhur me Vanesën, por plane për...

2:02

“Futesh me çifteve”/ Malbora për përplasjen me...

1:57

Publiku ndëshkon Fabjolën! Dy hyrje të reja...

1:48

“Pimë një gotë verë, porositëm diçka”, Malbora...

1:15

Aksident në Korçë, furgoni përplas një të...

1:10

“Antagonisti më i madh në fermë, Iliri”,...

1:07

“Publiku nuk po më kuptonte”, Dona nuk...

1:00

Çiljeta: Moza s’ka nevojë për suport, është...

12:47

Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata...

12:43

“Shau serbisht në televizion”, Albano i agravuar...

12:19

Rama për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë...

12:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:54

“Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet...

11:39

Rama në Javën e Europës: Shqipëria e...

11:29

Java e Europës/ Gonzato: Paqja në Europë...

11:01

Dita e Europës/ Presidenti i Këshillit Europian:...

10:37

Sulme me molotovë dhe përplasje me efektivët,...

10:18

Ministri Hoxha në Ditën e Europës: Shqipëria...

Më të klikuarat

  • Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip, kush janë dy gaz...
  • E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar p...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Puthja në buzë e Vanesës me vëllain, Henri: Nuk është shembu...
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.