Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

“Kemi ngjarje përpara, Basha të jetë i përgatitur”/ Çfarë paralajmëron Spartak Ngjela për situatën politike në vend

1 Shkurt 19:04

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me situatën politike në vend ndërsa theksos nse e gjithe shpresa e Berishës është te Rama dhe anasjelltas.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela ‘paralajmëron’ ngjarje, prandaj sipas tij Basha duhet të jetë i përgatitur.

 

Mes të tjerash, Ngjela thekson se ‘është fundosja juridiko-penale përfundimtare e Saliut; çështje e këtij muaji; dhe pastaj vijnë me radhë: rigrupimi demokratik djathtas i Partisë Demokratike që të çon në zgjedhjet e parakohshme. Këta dy aspekte mbartin me vete progresin demokratik të kësaj kohe’.

 

Postimi i plotë:

E gjithë shpresa e Saliut është te Rama, dhe, e gjithë shpresa e Ramës është te Saliu. Kjo është koha e sotme.
Të dy janë të trembur nga rigrupimi i Partisë Demokratike, pa Saliun dhe pa sindromat e tij patologjike.
Partia Demokratike, deri tani, ka qenë një grupim sindromatik sipas sëmundjes së Saliut.
Tani, më në fund, ajo u çlirua.

 

Por kemi ngjarje përpara, dhe Lulzim Basha duhet të jetë i përgatitur. Ai tregoi forcë intelekti në përjashtimin e Saliut nga Partia Demokratike, në dy faza; por tani i duhet forca e reformatorit, në parti dhe në shtet.
Votimi i Saliut dje, ishte një dështim i radhës dhe mashtrim në votim, sipas ligësisë Berisha.
Gjë e zakonshme tani; sepse Berisha e urren votën e lirë; ngaqë kjo i është dukur gjithmonë sikur të jetë një institucion i ngritur kundër tij; a thua se ai vetë është një monark. Një tragjikomedi klasike ka qenë kjo për 30 vjet në Shqipëri; por tani u hodh në koshin e mbeturinave.

 

Kurse Basha duhet të mos mendojë më për Saliun, por për të krijuar skemën se si do ta mundë Ramën me anë te zgjedhjeve të parakohshme.

 

Zgjedhjet e parakohshme dhe likuidimi tërësisht i Saliut, është e njëjta gjë, sepse ky është një raport, i cili do të vijë e të vendoset domosdoshmërisht pas eliminimit tërësor të Saliut; raport ky, që, sipas analizave profesionale, mendohet se do të krijohet brenda këtij muaji.

 

Po Rama, si po ndihet? Dallohet që është shumë keq kur mendon eliminimin e Saliut; sepse e di që, pa Berishën e djathta fillon rigrupimin e saj cilësor.

 

Si përfundim; na duhet të theksojmë se: Është fundosja juridiko-penale përfundimtare e Saliut; çështje e këtij muaji; dhe pastaj vijnë me radhë: rigrupimi demokratik djathtas i Partisë Demokratike që të çon në zgjedhjet e parakohshme. Këta dy aspekte mbartin me vete progresin demokratik të kësaj kohe.

 

Po korrupsioni i lartë shtetëror si do ta presë këtë kohë? Me alarm; sigurisht. Por nuk ka se çfarë të bëje; sepse e gjithë shpresa e tij ka qenë, dhe shihet që te jetë, falë kryefjalës së korrupsionit shqiptar: Sali Berisha. Janë në lidhje pra: korrupsioni i lartë shtetëror që po rrënkon, likuidimi i Berishës dhe zhvillimi modern i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

 

Kjo është filozofia aktuale e progresit shqiptar; që do t’i gëzojë shqiptarët, por që do t’i thimosë për vdekje: korrupsionin e lartë në Tirane dhe, edhe pushtuesit e territoreve shqiptare, gjithashtu.
Prisni dhe shikoni.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
ngajrje ngjela

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

5:38

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:20

Erdogan: Turqia është aktore kryesore në zgjidhjen...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.