Subscribe

Ata u njohën bashkë 20 vite më parë, e që atëherë kuptuan se jo vetëm mund të luajnë në një piano me katër duar në simbiozë perfekte, por edhe të aktrojnë në skenë, për ta bërë një koncert më tërheqës për publikun.

 

Marcel Dorn: Ne luajmë në piano muzikë klasike, por e alternojmë atë me jazz. Zgjedhim melodi të njohura nga publiku dhe përpiqemi që të jemi sa më afër me ta.

 

Stephan Weh: Gjatë lojës artistike që realizonim kuptuam se komedia apo disa lëvizje skenike na afronin më shumë me publikun. Kështu nisëm që në koncertet tona, animacionin ta përfshinim gjithnjë.

 

Më vonë, Marcel dhe Stephan i shtuan performancave të tyre edhe dy kamera e një projeksion ku shëmbëllehej e gjithë performanca e tyre.

 

Marcel Dorn: Kur hyjmë në skenë mendojmë vetëm për performancën. Nuk mendojmë se çfarë kërkon publiku. Por, koha na tregoi se njerëzit nuk vijnë vetëm për të na dëgjuar, por edhe për të parë lojën tonë.

 

Në skenën e Akademisë së Arteve dy artistët gjermanë luajnë jo vetëm me një piano.

 

Stephan Weh: Do përdorim një bilbil të tillë, apo një palë syze. Do përdorim disa instrumente, por them të mos i zbulojmë të gjitha.

 

Artistët luajnë mbrëmjen e së enjtes në Akademinë e Arteve dhe të premten në mbrëmje në teatrin Petro Marko të Vlorës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *