Grupi muzikor “Karajfilat që ka Shkodra”, për 40 vjet me radhë i ka dhuruar qytetit verior dhe gjithë Shqipërisë gjallëri në jetën artistike përmes këngëve e muzikës.

 

Në këtë përvjetor jubile, koncerti “Ahengu Shkodran”, këtë vit ju kushtua këtij grupi që bëri një epokë të rëndësishme në muzikën qytetare shkodrane.

 

Ruzhdi Çeka, më i vjetri i grupit, kujton me nostalgji ish pjestarët që nuk jetojnë më ndërsa tregon se si rrezikoi të shkrihej në vitet e tranzicionit.

 

RUZHDI ÇEKA 

ANËTAR, GRUPI “KARAJFILAT QË KA SHKODRA”

“Kjo është edhe një dëshmi e atyre që kanë kontribuar dhe sakrifikuar me profesionalizëm tamam si profesionista. Për mua janë përjetësisht karajfilat që ka Shkodra.”

 

Edhe Luigj Alija është një prej kontributorëve të rëndësishëm.

 

LUIGJ ALIJA  

ISH-ANËTAR I GRUPIT “KARAJFILAT QË KA SHKODRA”

“Ishte një natë e magjishme, me zemrën plot kam kaluar një natë si ato të dikurshmet me grupin e parë të karajfilave që ka Shkodra. Mu duk se edhe sonte ishim si dukur, por jo e paska një fund gjithçka.”

 

Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 burrash do të hynin në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë.

 

Grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, për 40 vite me radhë, jo vetëm mbajti gjallë traditën e këngës shkodrane, por e pasuroi dhe e trashëgoi edhe me këngëtarë të rinj, që edhe sot e kësaj dite janë pjesë e grupit.

 

Koncerti “Ahengu Shkodran” shënoi edicionin e 11-të ndërsa ka në repertor mbi 700 këngë të vjetra popullore që janë një vlerë për trashëgiminë kulturore jomateriale të Shqipërisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *