Subscribe

Dy javë pas atentatit ndaj biznesmenit Behar Sofia në Tiranë, policia ka arrestuar Ernejt Shytin, personi i dyshuar se ekzekutoi 66-vjeçarin me 25 shkurt.

 

Bashkë më të, janë arrestuar edhe tre bashkpunëtorë, të cilët ndihmuan Shytin të përfundonte me sukses planin e ekzekutimit të Sofisë, i njohur si një nga bosët e trafikut të heroinës nga Turqia.

 

Në pranga kanë rënë Skënder Vathi , 54 vjeç, nga Fushë-Kruja, i dyshuar si Organizator si dhe Xhuliano Visha, 28 vjec e Leonar Xhixha 30 vjec, të dënuar më parë per vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe vjedhje.

 

24-vjeçari Shyti, pas krimit, ishte larguar për në Mal të Zi. Por pas arrestimit ai ka pranuar se për vrasjen e Behar Sofisë i ishte premtuar 50 mijë euro, shumë që ai ende nuk e ka marrë.

 

Autori ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. I shoqëruar nga efektivët e policisë, Shyti ka shkuar në lumin e Lanës, për të treguar vendin e hedhjes së armës së krimit.

 

Ditën e 25 shkurtit, të arrestuarit, kishin ndjekur per disa ore levizjet e Behar Sofisë, derisa priten që ky i fundit të çohej nga një bar kafe. Autori ishte maskuar kur ka qëlluar drejt Sofisë me armë me silenciator.

 

Prokuroria ndërkohë po heton për të zbuluar porositësin e krimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *