Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë në pikën e kalimit Kufitar Qafë-Botë, pasi po tentonte të trafikonte drejt Greqisë 36 kg kanabis.

 

Sipas policisë i arrestuari është shtetasi Entel Kuka, nga Librazhdi dhe banues në Sarandë, I cili në momentin e ndalimit po udhëtonte i vetëm me automjetin tip “Peugeot 206”, me targe AA 109 ZD dhe.

 

Gjatë kontrollit me qen e më pas edhe ai fizik, por u desh që bagazhi të shpohej me trapan për t’u gjetur droga. Burimet thanë se 36 pako, me nga 1 kg hashash secila ishin fshehur në pjesën e poshtme të bagazhit, brenda llamarinës, në pjesën pas prapakolpit.

 

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i 35-vjeçarit dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *