Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Kurbinit.
I ndaluari është shtetasi me iniciale S. R., banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e vendosur nga Gjykata e Kurbinit në korrik 2019, por gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore nuk është gjendur në vendin e qëndrimit të caktuar nga Gjykata.
Ai akuzohet për disa vepra penale si “Vjedhja”, “Kanosja”, “Shkatërrim prone” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Për këtë shtetas, më datë 28.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasi L. Q. se i ka vjedhur një telefon celular.
Më datë 10.09.2019 ka kanosur me fjalë shtetasin N.L.
Më datë 03.10.2019, i ka vjedhur telefonin cellular shtetases D. R. dhe më datë 01.11.2019 ka dëmtuar me gurë banesën e shtetasit Gj. Gj.