Policia e Lezhës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për një serë veprash penale.

 

I shume kerkuari u kap në fshatin Godull ne banesen e tij.

 

40-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Kurbinit për vrasje e mbetur në tentative dhe armëmbajtje.

 

Po ashtu, i arrestuari ishte dënuar edhe nga Gjykata e Romës për grabitje me armë dhe plagosje.

 

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *