Subscribe

Një sasi rekord hashashi është sekuestruar ne orët e para te se hënës nga Guardia di Finanza e Napolit.

 

Behet fjale për mbi 8 ton hashash te zbuluar ne një kapanon ne periferi te Napolit. Droga ishte e ruajtur ne 12 arka druri, brenda të cilave kanabisi ndodhej i paketuar ne pako te vogla 1 kg.

 

Sasia rekord e lëndës narkotike e cila nëse do te hidhej ne treg, do te arrinte vlerën e mbi 80 milion eurove, dyshohet se ishte grumbulluar ne atë vend dhe me pas do ti shitej grupeve kriminale qe veprojnë ne zonën e Napolit por edhe ne qytete te tjera.

 

Gjatë operacionit policia arrestoi vetëm një grua napolitane 47 vjeçare, e cila ishte pronare e shoqërisë qe ka kryer transportin e ngarkesës dhe vendosjen e saj ne kapanon, ndërsa ende nuk ka asnjë te dhënë lidhur me origjinën e sasisë rekord te kapur nga ne Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *