Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi iu gjet në automjet 30 kilogramë hashash. Gjate operacionit te koduar “Triss” në zonën e Oxhakut rane në pranga Ilir Kaja, 47 vjeç, Juri Muça, 37 si 32 vjecari Krasniq Krasniqi. Keto janë pamjet e momenteve të arrestimit. Pas kontrollit të mjeti tip SEAT u gjeten 6 thasë të mbështjellë me celefon të trashë, në të cilët kishte 30 kg marijuanë. Në një tjetër operacion në Vlorë forcat operacionale kapën nje ngarkese me 72 kilogramë marijuane, e cila ishte gati për t’u shitur. 25 kg u gjetën në garazhin e banesës së 47 vjecarit Fatmir Hameti, i cili u arrestua ndërkohë që 29 të tjera në rrugën nacionale Babicë – Vlorë. Droga u sekuestrua gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonin tre të arrestuarit Ilir, Shpendi dhe Endri Hoxhaj banues në fshatin Llakatund të Vlorës. Policia e Vlorës arrestoi dhe tre persona të tjerë për trafikim të lendeve narkotike. Ervis Xhaferaj, Klodjan Nazëraj, të dy banues në fshatin Kotë të Vlorës dhe Hekuran Gerbi, banues në Dukat, të Tepelenës pasi iu gjeten 17 kg hashash.