Policia e Krujës ka parandaluar në kohë një ngjarje të rëndë në fshatin Qerekë, ku një 41-vjeçar kanoste për jetën familjarët e tij me armë zjarri.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Nr. 5 në Tiranë, kanë ndërhyrë menjëherë në banesën ku ndodhej autori. Si rezultat, është arrestuar shtetasi E. V., 41 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet se u përdor për të kërcënuar familjarët, si dhe dy armë gjahu.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





