Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Lavdrim Tufën.

 

Ky I fundit, një emer I njohur për drejtësinë shqiptare, u ndalua pak ditë më parë pasi akuzohet se ka kanosur administratorin e një kompanie private duke I kërkuar 90 mijë euro. me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç.

 

Lavdrim Tufa, 37 vjec nuk ka shumë kohë që ka dalë nga burgu pasi vuajti një denim disavjecar pasi u gjet fajtor për vrasjen e Mirit të Xhikes në mars të vitit 2003.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *