Subscribe

Dalja e një kamionçine nga rruga, ka sjell pasoja të rënda në jetë njerëzore për disa persona që udhëtonin me këtë mjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte në fshatin Roshnik të Beratit.

Kamionçina doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zybo Brami 58 vjec, pasagjer në mjet, ndërsa dy djemtë e tij Daniel Brami 26 vjec dhe  Roni Brami 12 vjec janë në spital.

Shtetasi Astrit Kanaci i cili dyshohet si drejtues i mjetit është në gjendje te rënde shendetësore në spital.

Tre personat e plagosur pritet te dergohen ne spitalin e traumes ne Tirane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *