Subscribe

Dolën për një xhiro me makinë në rrugët e Kamzës, por udhëtimi i katër fëmijëve përfundoi në mënyrë tragjike. Një djalë 15-vjeçar humbi jetën teksa makina me te cilen po udhetonte u përplas fort me një shtyllë.

 

Tre shokët e tij morën plagë të rënda, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele rreth orës 15:20 në rrugën “Donald Tramp” në Kamëz.

 

Policia sqaroi se 15-vjeçari qe ndodhej ne timon e kishte marrë pa leje makinën në shtëpinë e tij dhe kishte ftuar edhe shokët për një xhiro. Në automjet ishte dhe një fëmijë vetëm 11 vjeç.

 

Ata dolën së bashku, por për shkak të shpejtësisë në një moment adoleshenti humbi kontrollin. Kalimtarë të rastit i dhanë ndihmën e parë të plagosurve. Ata u çuan me urgjentë në spitalin e traumës, por fatkeqësisht 15- vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

 

Uniformat blu kanë marrë dëshmitë e personave që panë aksidentin si dhe të familjarëve, ndërsa dyshimet janë se shkak i përplasjes ishte shpejtësia e lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *