Subscribe

Ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë ditëve të qershorit në zonat turistike kanë qenë të planifikuara nga vetë kompania e shpërndarjes. Petraq Lika, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes thotë se për shkak të investimeve që janë bërë në rrjetin e energjisë, sidomos në atë të bregdetit të jugut, OSHEE ka qenë e detyruar të bëjë stakime. Por përse punimet duhet të bëheshin në këtë periudhë dhe jo në një moment më të hershëm? Lika sqaron se kjo ka ndodhur edhe për shkak të vonesave në prokurimet që kompania ka bërë. Kompania garanton se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë që nga kjo e enjte dhe se për çdo avari që do të ndodhë ka ngritur një grup të gatshëm pune prej 500 punonjësish, të cilët do të ndërhyjnë për ta rregulluar. Thirrjes së bizneseve drejtuar OSHEE për të shpëtuar sezonin turistik, kompania u përgjigjet me të njëjtën lutje. Ato duhet të bëjnë investimet e tyre që kanë për detyrim nga linjat që lidhin kabinën shpërndarëse me godinën e tyre, përndryshe shkaktohet defekt dhe ngelet pa energji gjithë zona. 47% e rrjetit përdoret nga konsumatorët familjarë dhe 53% të tij, pjesën më të madhe, e kanë privatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.