Milani u rikthye tek fitoret në kampionat duke mundur 3 me 2 në tranfertë Frozinonen. Sukses i vështirë dhe me përmbysje për kuqezinjtë, të cilët madje kishin kaluan të parët në avantazh përmes një goli me kokë të Zhiru. Mirëpo 7 minuta më vonë, në mesin e pjesës së parë një prekje me dorë e topit në zonë nga Rafael Leao i dha mundësi vendasve të barazonin me anë të Soule.

Në pjesën e dytë Frosinone vijoi t’i përgjigjej mirë miqve dhe e goditi Milanin sërish në momentin e vet me të favorshëm. Ishte kapiteni Maxiteli që kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh. Mirëpo për të rifutur në lojë miqtë mendoi mbrojtësi Gabia që shënoi me kokë golin e barazimit në minutën e 72. Pioli kreu disa zëvendësime përfshirë Jovic, i cili rezultoi sërish njeriu vendimtar i minutave të fundit tek kuqezinjtë.

Serbi realizoi golin e përmbysjes, duke i dhënë jetë festës së madhe tek milanistët. 3 pikë që e çuan Milanin në kuotën e 49 pikëve për momentin, 5 më pak sesa Interi kryesues. Sot zikaltërit luajnë në mbrëmje në 20:45 në “San Siro” duelin e madh kundër Juventusit që është ndjekësi më i afërt. Derbi i Italisë do të transmetohet në platformën Tring./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *