Mijëra njerëz kanë rrethuar Bundestagun gjerman këtë të mërkurë ndërsa deputetët diskutonin mbi një ligj të ri që do të forcoje kufizimet e COVID-19. Protestuesit gjithashtu u shprehen kundër planeve të kancelares, Angela Merkel per te marre më shumë kompetenca qe i lejojne ashpersimin e masave. Aktualisht këto përgjegjësi i takojnë landeve gjermane.

 

Kritikët shprehen se ligji rrezikon të drejtat civile të qytetarëve ndërsa Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, e ka krahasuar atë me Aktin e vitit 1933 që hapi rrugën e diktaturës Hitlerit.

 

Protesta u përshkallëzua në përplasje, autoritetet përdoren ujë për të shpërndarë turmën, ndërsa tubuesit u kundërpërgjigjën duke hedhur fishekzjarre e shishe.

 

Protestuesit, duke fishkëllyer dhe duke goditur tiganë që mbanin në duar, nuk mbanin distancën e kërkuar fizike dhe as nuk kishin maska në fytyrë. Disa mbanin parulla si “Ndal gënjeshtrën pandemike të koronavirusit” dhe “Jo vaksinimeve të detyruara”.

 

Nëntë policë mbetën të plagosur gjatë përleshjes ndersa u arrestuan 190 qytetarë.

Ndër rregullat që kërkohen t’i lihen në dorë qeverisë qendrore me ligjin e ri përfshihen distancimi social, mbajtja e maskave,mbyllja e dyqaneve dhe ndalimi i  aktiviteteve sportive e atyre kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *