Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo...

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj...

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia vijon kërkimet...

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”, Trump: Do...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja...

“Jemi populistë”/ Shabani: Do dalim vetëm në zgjedhje, s’bëjmë koalicion me asnjë

30 Janar 21:28

Endri Shabani deklaroi se nisma “Thurje” do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë që i përket të shkuarës.

Teksa fliste mbi përgatitjet për zgjedhjet, Shabani tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se beteja e tyre politike do të shtrohet në të gjithë vendin.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo forcë të re që nuk ka qenë pjesë e vjedhjes që i është bërë Shqipërisë në këto 30 vite dhe nuk vazhdon që të përpiqet të marrë një ofertë pa u ndëshkuar për atë që iu ka bërë shqiptarëve. Ne nuk mendojmë që të bëhemi pjesë e së shkuarës. Në këtë pikëpamje, nuk mund të bashkëpunojmë me asnjë forcë që i përket të shkuarës. Ne mendojmë që çdo qytetar i Shqipërisë ka të drejtë që të ketë një alternativë. Shqetësimi ynë më i madh është se 50 për qind e qytetarëve nuk votojnë. Duke mos votuar, ne mbajmë në pushtet Edi Ramën dhe një establishment, i cili 30 vitet e fundit e kanë sjellë vendin ku është sot. Për këtë arsye, do të garojmë në të gjithë Shqipërinë.”

I pyetur se cilën shtresë përfaqësojnë në zgjedhje, Shabani nënvizoi se mund të konsiderohen populistë.

Ju jeni shprehur kundër forcave tradicionale. Por në fakt çfarë shtrese përfaqësoni ju në zgjedhje? Jeni majtas apo djathtas?

 

Shabani: Fatkeqësisht kemi një ndarje midis një grupi të vogël njerëzish që kanë kapur partitë politike dhe nga aty kontrollojnë shtetin dhe gjithë shoqërinë. Ne flasim për atë pjesë të shoqërisë që sot nuk arrin të ecë përpara në jetë, nuk arrijnë të bëhen mjekë, pedagogë, të hapin një biznes, sepse kudo është vrarë gara. Është bërë e pamundur për të avancuar në jetë. Ne duam që zërin e këtyre qytetarëve ta çojmë në Parlament.

 

Jeni një lloj lëvizje populiste?

 

Shabani: Po. Nëse populizmi do të quhej përfaqësimi i pjesës më të madhe të shoqërisë përballë një elite që i ka vjedhur të ardhmen shoqërisë, po, ne jemi lëvizje populiste. Ne jemi i vetmi subjekt politik në Shqipëri që kemi një manifest politik, të cilin e kemi nxjerrë që në vitin 2019. Ne kërkojmë kufizimin e monopoleve, dhënien fund të privatizimit të pasurisë publike, duke krijuar mundësinë që qytetari të ketë pushtet mbi politikanin. Të dobësojmë kryetarët e partive dhe të fuqizojmë qytetarin. Ne duam ta çomontojmë  këtë sistem që i shërben vetëm 4 a 5 njerëzve dhe kostot po i paguan një popull i tërë. Ambicia jonë është për të transformuar Shqipërinë. Ne kemi hartuar 33 projektligje, nuk po garojmë për një alternativë qeverisëse, por ligjvënëse. Ne duam të çojmë zërin e qytetarit në Parlament. Plani jonë: nuk do të bëjmë koalicion me asnjë forcë tjetër.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Endri Shabani thurje

Nga e njëjta kategori

Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

më shumë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem që ka një emër, Edi Rama!

më shumë...

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea Mekolli, jo gjykime politike

më shumë...

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët nën tension, dy prej tyre mbyllin rrugëtimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët nisin...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

5:37

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me...

5:25

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë...

5:12

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

5:06

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:02

Lamallari: Drejtësi për Dëshmorin e Atdheut Enea...

4:42

Matura 2026/ Publikohen rezultatet e e provimit...

4:19

Shefi i NATO: SHBA mbetet plotësisht e...

3:45

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e...

3:29

Grupi i Vlorës mbetet në qeli, Gjykata...

3:24

Aksion për hapësirat publike në Vlorë, prishen...

3:12

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët...

3:09

Ende asnjë gjurmë e Eglant Koçit, policia...

3:00

Raporti i OKB: Puna po vret 840,000...

2:57

“Do ta godasim shumë fort Iranin sonte”,...

2:50

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar...

2:25

Hëna e Re sjell shumë ndryshime për...

2:16

Parlamenti debat për “Zvërnecin”, shumica dhe opozita...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait të Sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.