Protestuesit jelekverdhë kanë pushtuar sërish rrugët e kryeqytetit francez duke shënuar përvjetorin e parë të lëvizjes së tyre.

 

Maratona e tubimeve te tyre nisi më 17 nëntor të vitit 2018 ku 280 mijë njerëz dolën në rrugë në të gjithë vendin kundër rritjes së tarifës së karburanteve.

 

Kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht por dhuna eshte pershkallezuar.

 

Vlera e dëmeve që prej fillimit të protestave ka arritur në 170 milionë euro. Protestat kane ne thelb pabarazinë  dhe rritjen e papunesise. Bulevardi Champs Elysees dhe dyqanet  kanë qenë shpesh objektiv i sulmeve të jelekverdhëve.

 

Autoritetet I frikësohen faktit se jelekverdhët mund të bashkohen me grupe të tjera të pakënaqura, siç janë punonjësit e transportit dhe shëndetit ose studentët, duke çuar në një vale tjeter protestash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *