Një veprim mirënjohës i Valerit për fermerët e skuadrës së tij, ka ndezur gjakrat brenda grupit.

Për të shpehur mirënjohjen, Valeri i mblodhi të gjithë në dhomën e gjumit dhe duke i vlerësuar, u tha se u kishte larë të gjithëve atletet.

Përveç idinjatës së Florian Agalliut, edhe Xhesika Polo ka shfaqur revoltën e saj, të cilës i është përgjigjur Ditea Berisha.

Blogerja ka kërkuar nga Xhesika mos tregohet e paedukatë dhe të mos nxjerrë fjalën e keqe direkt, por të respektojë një veprim të mirë që Valeri e bëri me gjithë zemër.

Pjesë nga diskutimi:

Xhesika: Ju lutem dua dhe diëka, mua mos më gjykoni për zgjedhjet e mia. Unë nuk jam këtu për zgjedhje kolektive. Unë rri ku rri, dhe ku nuk rri, iki.

Ditea: Ti nuk respekton ndonjëherë fjalën e tjetrit.

Xhesika: Nuk dua ta respektoj.

Ditea: Je e paedukatë.

Xhesika: Edukata tregon gjëra të tjera zemër.

Ditea: Unë e thashë për të mirë, prisni sa të mbaroj sepse nuk po e kuptonte njeri fillin e gjësë.

Xhesika: E mira jote mund të jetë e keqja ime

Ditea: E keni direkt fjalën e keqe.

Xhesika: Ti nuk e di të mirën time.

Ditea: Mos më fol sipër o gocë.

Xhesika: Më fal, kërkoj ndjesë.

Ditea: Nuk ka problem, por e bën. Me të gjithë ne na flet sipër.

Xhesika: Kërkoj ndjesë.

Ditea: Prandaj thash lëre njëherë se spo e kuptonte njeri se ku donte të dilte.

Xhesika: Unë e kuptova më shpejtë ndoshta.

Ditea: Jo, por lëre ta kuptojnë të tjerët.

Xhesika: Ju duhet të më falenderoni sepse ju kurseva kohë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *