Fakti që ka dy vajza nuk e ka bërë reperin Kanye West të shohë me një sy tjetër femrat dhe as të ndalojë së shikuari video porno.

 

Të paktën kështu u shpreh reperi i ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ku foli për një sërë temash të nxehta.

 

Jimmy e pyeti Kanye-n nëse tani që është bërë baba i dy vajzave ka ndryshuar sjellje ndaj femrave, por ai u përgjigj: “Joo, akoma shikoj Pornhub”.

 

Sikur të mos mjaftonte kjo përgjigje e sinqertë, Kanye nisi të tregonte edhe kategoritë e preferuara të pornos, dhe tha se shikon më tepër ato bardhezi, duke nënkuptuar realitetin e tij, faktin që ai është afroamerikan dhe bashkëshortja Kim jo.

 

Jimmy e pyeti gjithashtu se çfarë mendon për presidentin Donald Trump dhe familjet e emigrantëve që po ndaheshin në kufij, dhe reperit iu desh një farë kohe të mendohej, deri kur moderatori e ndërpreu emisionin për publicitet.anye Wst

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *