Saimir Taullau, rivali i Aldo Bares, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet zviceriane kishin lëshuar një urdhër ndalimi për biznesmenin nga Lushnja, i cili akuzohet për trafikimi të lëndëve narkotike.

Në vitin 2018, Taullaut iu bën dy atentate, nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta.

Ai është akuzuar disa herë për vrasje dhe trafik të lëndëve narkotike, por ka mundur të dalë i lirë. Taullau dyshohet edhe se ka pasur të bëjë në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ngjarje për të cilën është vënë në pranga Orges Bilbili.

Po ashtu, vëllai i tij, Baki Taullau, u vra në vitin 2005 në ditën e zgjedhjeve nga banda e Aldo Bares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *