Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa qyteza më e goditur Amatrice është tronditur sërish nga tërmetet mëngjesin e të premtes. Numri i viktimave vazhdon të rritet. Deri tani, janë konfirmuar 278 viktima dhe mbi 400 të plagosur. Por bilanci mund të jetë edhe më tragjik, për shkak të numrit të madh të personave që janë në listën e të zhdukurve. Ndërkohë, 5 mijë persona në radhët e grupeve evakuuese mes të cilëve edhe vullnetarë punojnë ditë natë me turne, për të gjetur ndonjë person të gjallë, që mund t’i ketë mbijetuar mrekullish lëkundjeve të forta të tokës, siç ishte fati i Xhulias 11 vjeç, e cila është nxjerre e gjallë nga rrënojat pas me shume se 24 orësh. Nga ana tjetër, personat e evakuuar nga tërmeti shkatërrimtar, kanë kaluar sërish natën jashtë nëpër çadra. Mëngjesin e kësaj të premteje, Amatrice është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm me manjitutë 4.7. Kjo ka detyruar autoritetet të mbyllin dhe urën “Tre Syte” te qytetit, qe ka vështirësuar punën e grupeve te shpëtimit. Nga ana tjetër, qeveria ne Itali ka lëvruar një fond prej 50 milion eurosh, para këto që do të përdoren për t’u ardhur në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *