Subscribe

Pas një sezoni ku Shqipëria pati mbiprodhim të vajit të ullirit, mes vendit tonë dhe Italisë nënshkruhet një marrëveshje për të zgjeruar më tej eksportet e këtij produkti në tregjet italiane. Marrëveshja konsiston në rritjen e cilësisë për vajin e ullirit, por edhe për verën shqiptare, me qëllim që të kemi eksporte më të shtuara dhe produktet tona të konkurrojnë edhe në tregun italian.

 

FRIDA KRIFCA

MINISTRE E BUJQESISE

 

“Bujqësia jonë duhet të kalojë në një fazë të re të zhvillimit të saj në të cilin rritja e të ardhurave nuk duhet të vijë nga rritja e sasisë por nga rritja e cilësisë së produktit final dhe rritja e vlerës së shtuar të kësaj të fundit. Për këtë do të bashkëpunojmë me Italinë, sepse Italia në këtë fushë është një leader në tregun botëror. Produkte tona të cilat kanë nevojë për sofistikim të mëtejshëm dhe forcimin e zinxhirit të vlerës si vaji i ullirit dhe përpunimi i verës dhe vreshtave, do të përfitojnë nga një bashkërendim i përpjekjeve tona për të rritur cilësinë duke përdorur teknologjinë më të mirë italiane në këtë fushë që ky produkt ti drejtohet me i sigurtë tregjeve italiane.”

 

FRANCESCO LOLLOBRIGIDA

MINISTER I BUJQESISE, ITALI

 

Jemi takuar në dhjetor me ministren. Diskutuam mbi nevojat që ka vendi dhe mundësitë për të eksportuar dhe për të thelluar bashkëpunimin për të shkëmbyer eksperiencën tonë por edhe për të gjetur rrugët e zhvillimit të bizneseve tona. Cilësia duhet të jetë përgjigja për sigurinë e produkteve ushqimore. Një produkt pëson rritje cilësore dhe vlerë nëse ndiqet një ekspertizë e caktuar dhe i bashkangjiten brandet e njohura dhe me reputacion pozitiv.”

 

Italia shfaqi interes që në dhjetor për të importuar vajin e ullirit shqiptar, duke dhënë mundësinë që ato fabrika të certifikuara për cilësinë, të kenë kontakte direkte me pikat e grumbullimit dhe supermarketet italiane për të eksportuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *