Këngëtari Aleksandër Gjoka ra në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ai u përfshi edhe një aksident rrugor në zonën e Farkës, por fatmirësisht nuk mori lëndime.

 

Pak orë para arrestimit, në profilin e tij në “Facebook”, ai postoi një foto ku shfaqej krah ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me gota me alkool në dorë.

 

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante krahas fotos.

 

Kjo është hera e dytë që Aleksandër Gjoka arrestohet nga policia, pasi drejton në gjendje të dehur makinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *