Instituti i Shëndetit Publik ju kundërpërgjigj ish-deputetit të PD, Bardh Spahia, që hodhi akuza mbi cilësinë e tamponëve dhe kiteve.

Në një reagim zyrtar, ISHP hodhi poshtë sulmet dhe siguroi se çdo gjë është e certifikuar.

“Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, JANË TË ÇERTIFIKUARA! ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike – të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë – nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët.”

Bardh Spahia akuzoi qeverinë se po hesht përballë denoncimeve të qytetarëve për rezultatet false të tamponëve për COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *