Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

Ish-kryeministri rus paralajmëron se fitorja e Rusisë në Ukrainë rrezikon Baltikun

13 Qershor 14:21

Politikani opozitar rus, Mikhail Kasyanov, kryeministri i parë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se rezultati i luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës, do të përcaktojë të ardhmen e Rusisë dhe nëse Ukraine bie, “shtetet e Baltikut janë në radhë”.

 

Kasyanov, kritik i hapur i presidentit rus, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se ai nuk e ka besuar fillimisht se Putin do të niste luftë kundër Ukrainës. Mirëpo kur ka parë Këshillin e Sigurisë së Rusisë, tri ditë para pushtimit të nisur më 24 shkurt, ai ka thënë se e ka kuptuar se do të ketë luftë.

 

“Unë i njoh ata njerëz dhe duke i shikuar ata e kam parë që Putin është jashtë kontrollit. Jo në aspektin mjekësor, por në atë politik”, ka thënë ai, duke shtuar se në të kaluarën ka njohur tjetër Putin.

 

Kasyanov, 64-vjeçar, ka thënë se është i bindur që Putin do të zëvendësohet nga një “kuazi-pasaardhës”, i kontrolluar nga shërbimet ruse të sigurisë, mirëpo që dikur Rusia do t’i kthehet demokracisë, ndonëse me vështirësi.

 

“Jam i sigurt se Rusia do t’i rikthehet rrugës së ndërtimit të shtetit demokratik”, ka thënë Kasyanov, i cili ka qenë kryeministër në periudhën 2000-2004.

 

Ai ka vlerësuar se do të duhet rreth një dekadë për të bërë “dekomunizimin” dhe “deputnizimin” e shtetit.

“Do të jetë e vështirë, sidomos pas kësaj lufte kriminale”.

 

Kasyanov ka thënë se Putin, ish-kolonel i shërbimit sekret rus në periudhën komuniste, ka krijuar një sistem të dominuar nga ish-anëtarë dhe anëtarë të shërbimeve ruse të sigurisë. Kasyanov, i cili ka bërë thirrje për lidhje më të forta me Perëndimin, sa ka qenë kryeministër, i është bashkuar opozitës ruse dhe është bërë ndër kritikët më të mëdhenj të Kremlinit, pasi është shkarkuar nga Putini./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
baltik fitore Ish-kryeministri rus ukriane

Nga e njëjta kategori

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

më shumë...

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë çuditur, njerëzit janë më të lumtur dhe në paqe

më shumë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet në një resort malor në Zvicër

më shumë...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri për mungesë fondesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.