Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 April 2026
Vizion fokus

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk...

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta, Berisha e...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari:...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri i Berishës

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është thirrur më...

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që ndodh në...

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë shkuarjen në...

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik pas debatit...

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një raundi të ri bisedimesh

16 Prill 10:07

Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmjetësit pakistanezë për të diskutuar për propozimet e reja amerikane dhe për të vendosur për një raund të mundshëm të dytë bisedimesh, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.

“Pas takimit të sotëm të delegacionit pakistanez, të kryesuar nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, me zyrtarë iranianë, pala iraniane do të bëjë shqyrtimin e nevojshëm dhe më pas do të merret një vendim për raundin e ardhshëm të negociatave mes Iranit dhe SHBA-së”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.

Shefi i ushtrisë së Pakistanit mbërriti në Teheran më 15 prill dhe u prit nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi. Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Munir, i cili kishte ndërmjetësuar raundin e parë të bisedimeve, ndodhej në Iran “për të ngushtuar hendekun” mes dy palëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për media në Teheran më 15 prill se që nga përfundimi i bisedimeve, Irani ka shkëmbyer mesazhe me SHBA-në përmes Pakistanit.

“Mund të përfundojë shumë shpejt”

Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Megjithatë, presidenti amerikan shpesh ka pohuar se një marrëveshje është afër, vetëm për të përsëritur më vonë kërcënimet për të shkatërruar asetet e mbetura ushtarake dhe udhëheqjen e Iranit, si dhe infrastrukturën e tij energjetike.

“Mendoj se mund të përfundojë shumë shpejt. Nëse janë të mençur, do të përfundojë shpejt”, tha Trump duke iu referuar negociatorëve iranianë gjatë një interviste për Fox Business News, e regjistruar më 14 prill dhe e transmetuar më 15 prill.

“Mendoj se është afër përfundimit… e shoh si shumë afër përfundimit”, tha Trump.

Më herët gjatë 15 prillit, ai i tha New York Post se negociatorët, të cilët i përfunduan bisedimet më 11-12 prill në Islamabad pa arritur marrëveshje, mund të takohen sërish në ditët në vijim.

Nënpresdienti amerikan, JD Vance, që udhëhoqi delegacionin amerikan gjatë rundit të parë të bisedimeve, rriti mundësitë për bisedime të mëtejme duke thënë se është arritur “përparim i madh”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se një rund i ri bisedimesh “me shumë gjasa” do të mbahej në kryeqytetin pakistanez.

Armëpushimi dyjavor po shkon drejt fundit. SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për armëpushimin më 7 prill dhe Trump ka thënë se nuk ka plane që ta zgjasë atë pas 22 prillit – kur dhe përfundon – duke sugjeruar se me gjasë një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.

Një çështje kyç e mosmarrëveshjeve ka të bëjë me aftësinë e Iranit për të pasuruar uraniumin. Perëndimi e ka akuzuar Teheranin se synon të krijojë një armë bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij është për qëllime civile.

Një tjetër çështje e debatueshme ka qenë mbyllja efektive nga Irani e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore ku kalon rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit para se të niste lufta.

Pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve në Islamabad, Trump njoftoi një bllokadë amerikane që shënjestron anijet që shkojnë drejt ose largohen nga Irani. Ngushtica lidh Evropën me Azinë përmes Kanalit të Suezit dhe konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare të tregtisë në ekonominë globale.

Një këshilltar ushtarak i liderit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, më 15 prill paralajmëroi se Teherani do të fundosë anijet amerikane në ngushticë nëse SHBA-ja vendosë të “patrullojë” në këtë pikë kyç të transportit detar.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
bisedime Iran SHBA

Nga e njëjta kategori

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji nëse nuk garon, duhet të largohet nga PD-ja

më shumë...

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por nuk mund ta bëjën atë që ndodhi në Hungari

më shumë...

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse nuk merren me “21 Janarin” apo “Gërdecin”? Muka: Zgjasin proceset me qëllim

më shumë...

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq, skenar”, gazetari: Fabul e jashtëzakonshme, ja cilat janë prapaskenat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:34

“Mos të flejë mbi dafina”/ Karaj: Salianji...

10:24

Karaj: Nuk vihet në pushtet me protesta,...

10:10

Protesta e opozitës, Hitaj: Aksion pozitiv, por...

10:07

Karaj: Hetojnë Berishën për dosjen “Partizani”, pse...

9:55

Dosja Partizani/ “Thirrja e Ramës në gjyq,...

9:49

“Dosja Partizani”, Ramaj: Nuk përfitoi vetëm dhëndri...

9:38

Dosja “Partizani”, Hitaj: Ja pse nuk është...

9:30

“Dosja Partizani”, Ramaj: Hera e paqë që...

9:25

“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë...

9:11

Lezhë/ Të rinjtë përfshihen në konflikt fizik...

9:02

73 vota pro, Denar Biba zgjidhet kryetari...

8:24

Trump: Papa ta kuptojë se Irani nuk...

8:21

Zjarri “përpiu” pallatin, Dango: Deri në 45...

7:14

Sllovakia: Do bllokojmë sanksionet ndaj Rusisë nëse...

7:06

Futbolli në zi/ Humb jetën në një...

6:51

Tërhiqen trupat amerikane, Siria merr kontrollin e...

6:36

Arrestohen 3 persona në Londër, pasi tentuan...

6:30

Suedia paralajmëron se Rusia mund të pushtojë...

6:15

Meloni reagon pas takimit me Ramën, rikonfirmon...

6:11

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurren...
  • Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.