Një person është vënë në prangat e policisë iraniane si personi që ka incizuar momentin kur është rrëzuar një aeroplan ukrainas me pasagjerë, pas sulmit me raketë.

 

Informacionet në mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se personi, i cili është ndaluar do të përballet me akuza të lidhura me siguri kombëtare.

 

Fluturimi, PS752 ka dështuar pak minuta pas nisjes, pasi aeroplani është rrëzuar javën e kaluar në Teheran, duke lënë të vdekur 176 persona në bord.

 

Irani ka thënë se ka rrëzuar aeroplanin gabimisht dhe ka njoftuar për arrestimin e dhjetëra personave lidhur me këtë incident. Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se hetimet e shtetit të tij do të vëzhgohen nga një “gjykatë speciale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *