Subscribe

Banoret e bllokut të banesave ne njësinë dy ne kryeqytet do të harrojnë baltën dhe pluhurin. Punimet për rehabilitimin e zonës përfunduan dhe kjo njësi sipas kryebashkiakut Veliaj është transformuar në një lagjet më të mira të Tiranës.

 

Më tej, kryebashkiaku shtoi tani që zgjedhjet mbaruan dhe është koha për ta bërë Tiranën më të mirë.

 

Veliaj theksoi se duke përfituar edhe nga koha e favorshme që ofron stina e verës, ndërmarrjet e bashkisë së Tiranës do të vijojnë me intensitet të lartë punët publike, në mënyrë që qyteti të jetë gati të presë qytetarët kur kthehen nga pushimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *