Interi mund 2 me 0 Kaljarin në duelin përmbylles të javës së dytë të kampionatit Italian, ndeshje e transmetuar në Tring.

 

Zikaltrit siguruan kështu suksesin e dytë në po kaq ndeshje të Serisë A deri më tani, një start premtues për të besuarit  e Inzagit. Gjithcka e lehte për miqtë në Sardenjë.

 

Lautaro Martines goditi shtyllen ne miniutëne  14 duke dhënë sinjalin e parë të fortë në porten e Kaljarit. Për të zhbllokuar shifrat mendoi Dumfris në minutën e 21 pas një pasimi të dhënë nga Turam.

 

Pavarësisht se vuan dominimin e Interit, Kaljari provoi të tregonte se ishte gjallë duke iu afruar barazimit me Nandez, por turku Calhanoglu ishte I vlefshjëm edhe në fazën mbrojtese.

 

Megjithatë ishte vetëm një iluzion kjo mundësi e vendasve pasi I zakonshmi Lautaro Martinez dyfishoi shifrat edhe një kombinacioni mes Turam dhe Di Markos.

 

3 gola për argjentinasin deri më tani, po aq sa Zhiru dhe Osimhen.

 

Në pjesën e dytë ritmet ishin të ngadalta dhe emocionet gjithashtu të pakta. Zikaltrit ndajnë kryesimin e serise a me Milanin, Napolin dhe Veronën dhe përgatiten për duelin e radhës kundër Fiorentines, përpara ndëprerjes së kampionatit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *