Subscribe

Kryeministri Edi Rama, në nisje të fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sesioni i 76-të, u ndal te pandemia, ku falenderoi të gjitha vendet që ndihmuan Shqipërinë për përballimin e situatës.

 

Sipas tij, bota duhet të ndryshojë qasje dhe të tregohet me solidare dhe bashkëpunuese.

 

Rama theksoi se vendi ynë ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë dhe brenda 10 muajve synon të vaksinojë gjithë popullsinë.

 

 “I detyrohem falenderim republikës së Turqisë që na dha dozat për të nisur vaksinimin. Po ashtu edhe Italisë, Greqisë, Letonisë, e të gjithë atyre që janë ofruar të na ndihmojnë. Pabarazia në qasjen për vaksina ka nxjerrë edhe njëherë e më shumë në pah përplasjen. Duhet të qëndrojmë së bashku dhe t’i rezistojmë çdo tundimi për nacionalizëm. Eksperienca e gjatë e OKB na ka mësuar se eksperienca kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.”

 

Sa i përket integrimit në BE, kreu i qeverisë nënvizoi se vendi ynë është gati dhe se unioni duhet të bëjë pjesën e saj.

 

“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar me të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *