Gjermania nga dita në ditë tërheq infermierë nga Shqipëria. Kjo dhe për atë se ka kërkesa për profesionin e infermierit. Megjithate  infermierët korçarë nuk janë fort të tunduar për të shkuar drejt këtij vendi.

 

Këto ditë që u zhvilluan zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Urdhrit të Infermierit të rajoni të Korçës, u trajtua edhe çështja e largimit të infermierëve për punësim në Gjermani. Sipas  Mihallaq Kondi që ka drejtuar urdhrin e këtij shërbimi, nga Korça nuk ka ndonjë tendencë masive për të provuar tregun e punës së infermierit në Gjermani.

 

Ai tha se mund të jenë rreth 50 infermierë që ndjekin kursin e gjuhës gjermane me synim punësinin në këtë vend. Ndërkohë që në Qarkun e Korçës rezultojnë afro 1300 infermierë të punësuar, numri i atyre që duan të provojnë eksperiencë në Gjermani nuk duket i lartë.

 

Sidoqoftë, nuk saktësohet nëse në këta tregues përfshihen edhe infermierë të pa punësuar, të cilët shikojnë si prespektivë Gjermaninë. Ndërkaq, nuk dihet i plotë edhe numri i infermierëve që frekuentojnë kurset e gjuhës gjermane, pasi këto të dhëna nuk regjistrohen zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *