India ka pasur relativisht pak raste të konfirmuara të koronavirusit, por ka shumë këshilla mashtruese se si ta trajtojmë atë. Ka një traditë të gjatë në Indi të promovimit të urinës së lopës dhe të bajgave si mjete tradicionale për të luftuar sëmundje të ndryshme.

 

Dhe një deputet nga Partia qeverisëse Bharatiya Janata (BJP), Suman Haripriya, ka sugjeruar që ato mund të përdoren kundër koronavirusit.

 

Ka pasur studime të mëparshme për vetitë e mundshme anti-bakteriale të urinës së lopës.

 

Dhe një grup nacionalist hindu organizoi pirjen e urinës në kryeqytet, Delhi, për të promovuar përdorimin e tij për trajtimin e virusit.

 

Por Dr Shailendra Saxena, nga Shoqëria Indiane Virologjike hodhi poshtë teorinë se urina e lopës ndihmon në luftën kundër koronavirusit.

 

“Nuk ka asnjë provë mjekësore që të tregojë se urina e lopës ka karakteristika antivirale. Për më tepër, përdorimi i urinës së lopës mund të rezultojë kundër-produktive pasi ajo mund të përmbajë një koronavirus i cili mund të përsëritet tek njerëzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *