Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit ka nisur këtë të enjte prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Fadromat kane shembur shkollen 9 vjecare ne fshatin Derven të Krujës.  Bëhet e ditur se ne Krujë do të prishen pesë shkolla, një kopsht dhe një qendër shëndetësor.

Sipas njoftimit të inspektoriatit objektet që shërbenin në infrastrukturën shëndetësore, arsimore dhe si banesa, pas akt ekspertizave të thelluara të kryera nga specialistët  kanë rezultuar të dëmtuara rëndë dhe të rrezikshme.

Aksionet per shembjen e ndertesave jane shtrire edhe në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak, Kavajë e Krujë. Po keshtu eshte prishur edhe shkolla ne njesine administrative Gose ne bashkine e Rrogozhines, edhe ajo e demtuar nga termeti i 26 nentorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *