Subscribe

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi zyrtarisht emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Në fund të mbledhjes së qeverisë, Çuçi vlerësoi punën e bërë në këto katër vite në Policinë e Shtetit nga Ardi Veliu. Në fjalën e tij ai shtoi se drejtori i ri ka sfidën për ta çuar përpara performancën e shkëlqyer të paraardhësit të tij.

“Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje dhe një standard të krijuar tashmë të performancës së Policisë së Shtetit në nivele maksimale. Z. Nano që zëvendëson Veliun, pa diskutim që ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të policisë në këto vite. Fikja e kandilit, situata që krijohen me opozitën në komisione dhe do ja lë atij momenti. Janë të gjithë treguesit që flasin se kemi arritur një standard. Ne gjithmonë vendosim objektiva, synojmë për më mirë. E vetmja konstant e kona është ndryshimi. Tani sjellim një energji të re, me synimin për të realizuar objektivat dhe të gjitha angazhimet që kemi marrë ne në mandatin e tretë të qeverisë”, tha ministri i Brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *