Subscribe

Një aksident automobilistik me pasojë vdekje është regjistruar të premten pasdite në afërsi të fshatit Podgorie të zonës së Korçës.

Policia njoftoi se në afërsi të fshatit Podgorie, shtetasi Gëzim Koro nga fshati Sheqeras duke drejtuar një mjet tip motor (pa targa), dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në rrugë ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga hetimet paraprake, mendohet se aksidenti ka ardhur nga shpejtësia e lartë ose konsumimi I pijeve alkoolike prej drejtuesit të motorrit.

Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e mjetit në një mur anësor dhe zvarritja e tij bashkë me drejtuesin për afro 10 metra.

Policia tha se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *