Ervin Salianji ishte këtë të diel në një takim me demokratët në Kukës. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri dhe një sfidë personale liderit të PD-së Sali Berishës.
Për Salianjin, Berisha duhet të dalë e të ballafaqojë premtimet që ka bërë ndër vitet për demokratët.
Salianji: Të japin llogari drejtuesit, patjetër që do japin llogari. U tha që do e tërheqin zvarrë Edi Ramën. As zvarrë nuk e shoh dhe as të tmerruar. Më duket sikur po tallet për shkak të lidershipit të PD. U tha se do fitohen zgjedhjet lokale. U fitua vetëm në Has. Dil dhe përballu në garë. Nuk po kërkojmë të ikësh për shkak të statutit. Themi jepi mundësinë demokratëve të shprehen me votë, dil e ballafaqohu me premtimet e tua përballë demokratëve. Që të munden autokratët e qeverisë, duhet të mundim autokratët e opozitës. Nuk duhet të lemë PD të shkatërrohet.





